albaniaonline
Mire se vini ne faqen tone.  
  Home
  Shqiperia
  => Ekonomia shqipetare
  => Fakultetet ne shqiperi
  => Ambasada dhe konsullata ne bote
  => Bankat ne shqiperi
  => Organizata jo qeveritare ne shqiperi
  => Organizata nderkombetare
  => Parashikimi i motit
  Lajmet nga Kosova
  Lajmet nga Rajoni
  Lajmet nga Bota
  Teknologjia dhe Shkenca
  Historia shqipetare
  Kulture
  Sport
  Lojra
  Kinematografia-Filma
  Ambasadat ne Shqiperi
  Ngarko
  Perkthyes
  Galeria
  Forum
  Kontakte
  Pubbliko falas sitin.
Shiko Copyright
Shqiperia
 

Shtypi

Shekulli    Gazeta Shqiptare    Korrieri    Gazeta Shqip

Zeri i popullit     Gazeta Panorama    Tirana Observer    Gazeta 55

Sporti Shqiptar     Rilindja Demokratike  Revista Spekter

Koha Jone    Gazeta Tema

Godo, mjekëve - nëse largoheni nga zonat e thella, s’keni licencë

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka kërcënuar të dielën mjekët në zonat e thella, se nëse do të largohen nga zona ku ndodhen, do t’iu hiqet licenca e profesionit.

Gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit rajonalë të shëndetit, Godo ka kërkuar që të ketë mbi tryezë një hartë të saktë të mbulimit të popullatës me mjekë, në mënyrë që të bëhet një rishpërndarje e tyre.

Të gjithë drejtorët e rretheve kanë raportuar për numrin e mjekëve që kanë, zonat që u kanë mbetur të pambuluara si dhe kanë specifikuar nevojat që kanë për specialistë.

Zona e thella malore, në shumtën e rasteve nuk kanë mjek, pasi shumë prej bluzave të bardha i kanë braktisur këto zona, duke zgjedhur qendrat urbane për ushtrimin e profesionit të tyre.

Pamundësohet vota e emigrantëve

Megjithëse janë një numër mjaft i konsiderueshëm, shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut nuk kanë të drejtë vote. Aktualisht jashtë vendit jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë.

Komisioni për reformën zgjedhore është duke diskutuar mbi projektin e paraqitur nga socialistët, projekt i cili përmban rreth 180 nene.

Deri më tani, anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore kanë rënë dakord për 20 nenet e para, të cilat në fakt nuk janë edhe aq problematike.

Pas diskutimeve është vendosur që të ketë dy periudha të vitit për mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mund të zhvillohen mes periudhës mars-qershor, ndërsa ato të pushtetit vendor në vjeshtë, në shtator.

Në adresë të komisionit të reformës zgjedhore kanë ardhur edhe një sërë propozimesh nga partitë politike, por edhe jashtë tyre. Kështu, një nga propozimet e theksuara shpesh këto ditë është parashikimi në Kodin e ri Zgjedhor edhe të votës së emigrantëve. Një propozim i tillë ka mbërritur në komision nga grupimi G99, duke ia deleguar të drejtën e dorëzimit deputetit Gilman Bakalli.

Ndërkohë, bashkëkryetari i komisionit Fatmir Xhafa ka deklaruar se vota e emigrantëve është e pamundur në kushtet e Shqipërisë.


Kuvendi kalon në qeveri nismën e LSI-së për pensionistët

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi dje projektligjin “Për kujdesin ndaj moshës së tretë” në Komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi prej disa kohësh e kishte depozituar atë në Kuvendin e Shqipërisë. Zv.kryetari i LSI-së dhe kreu i grupit parlamentar të saj, Pëllumb Xhufi, si dhe dy nënkryetarët e LSI-së, deputeti z.Dritan Prifti dhe znj.Filloreta Kodra, ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme në Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale për të paraqitur për anëtarët e tij projektligjin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre rreth draftit, asaj çfarë përmban ai dhe synimit. Ndërkaq, duke iu përgjigjur konstatimit të një deputeti të opozitës se qeveria nuk do ta mbështesë projektligjin për moshën e tretë për shkak të faturës financiare, Filloreta Kodra theksoi se ky draft do të jetë në leverdinë e qeverisë. Sipas nënkryetares së LSI-së, qeveria ka nisur reformën e pensioneve, në bashkëpunim me Bankën Botërore, por skemat aktualisht gjenden në kolaps. Nga ana e tyre, anëtarët e Komisionit të Çështjeve Sociale mirëpritën projektligjin, i cili do t’i dërgohet për mendim Ministrisë së Financave, asaj të Punës dhe Shëndetësisë. Në një zë anëtarët e komisionit konstatuan se projektligji sjell një frymë të re në trajtimin e moshës së tretë.

Topi: Zyrtarët e korruptuar fshehin pasurinë jashtë vendit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar të enjten se raportet e zyrtarëve me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, janë shqetësuese, duke parë se pasuritë e këtyre personave bëhen të ditura vetëm në rastin e skandaleve që mund të ndodhin. Topi theksoi se të gjithë ata zyrtarë që nuk deklarojnë pasurinë shkelin ligjin, duke shtuar se një pjesë e madhe e këtyre pasurive, zyrtarët i kanë depozituar në bankat jashtë vendit.

Më tej Topi, tha se nuk duhet të ketë më model, ku mbi 170 zyrtarë të lartë nuk deklarojnë pasurinë, duke shkelur kësisoj ligjin. “Është shumë e turpshme”, shtoi presidenti, “që pasuritë e zyrtarëve të mësohen nëpër kafene”. Ndaj ai kërkoi nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, që të ketë veprime konkrete, duke kaluar në nocionet cilësisë në veprimet e këtij institucioni.

Deklaratat e kreut të shtetit, erdhën në një ceremoni që po zhvillohet me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ku kryetarja e këtij inspektorati Fatmira Laskaj do të lërë detyrën këtë të enjte.

Qeveria: Nuk do transportojmë rërën e Vlorës në Leçe

Lajmi se rëra e bregdetit të Vlorës do të transportohet drejt brigjeve të Leçes, nuk është i vërtetë. Kabineti i qeverisë “Berisha”, nëpërmjet një njoftimi për median, përgënjeshtron faktin se mes qeverisë dhe palës italiane ka një marrëveshje të tillë për transportin e rërës drejt Italisë. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka bërë me dije dje se “lidhur me një trillim të ri të disa prej mediave të kontrolluara nga opozita, se qeveria shqiptare ka dhënë disponibilitetin e saj për të transportuar 200 mijë metër kub rërë nga bregdeti i Vlorës në Itali, për të riparuar plazhin e San Cataldos në Leçe, thekson se ky është një mashtrim i mirëfilltë”. Nga ana tjetër, pranë qeverisë shqiptare s’ka mbërritur ndonjë kërkesë për transportin e rërës. “Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë kërkesë të kësaj natyre nga autoritete të vendit fqinj. Të gjitha pretendimet e shprehura sot nga një pjesë e medias së shkruar mbi këtë çështje, janë të pavërteta”, - thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të qeverisë. 

Berati nën mbrojtjen e UNESKO-s

 
Logo e UNESCO-s
Pas Gjirokastrës edhe Berati nën mbrojtjen e UNESCO-s
Këshilli i UNESCO-s në mbledhjen e mbajtur në Quebek të Kanadasë ka vendosur njëzëri që të shpallë qytetin e Beratit pasuri botërore.

"Ky është një lajm i gëzueshëm për gjithë shqiptarët. Shqipëria gjithnjë e më tepër jo vetëm që bëhet e njohur, por gjithnjë e më tepër vlerësohet si vend qytetërimesh të lashta, si vend stabël, si vend që meriton të bëj pjesë në familjet më të avancuara të globit, siç është familja e komunitetit europian,"- tha për BBC- në me të mësuar lajmin ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Vendimi i UNESKO-s është përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.

Zoti Nsufi i tha BBC-së se tani e tutje pret që ky qytet i lashtë të zhvillohet edhe më.

Specialisti i monumenteve Emin Riza ndërkaq ka deklaruar se me këtë pranim të Beratiti dhe para tij të qytetit të Gjirokastrës në UNESKO bien poshtë pretendimet e qarqeve të caktuara që për shqiptarët flasin si për një popull endacak.

 

Shkarkohet gjeneral Luan Hoxha, shef i Shtabit të Përgjithshëm

Është shkarkuar nga detyra Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Luan Hoxha. Presidenti i Republikës Bamir Topi, bazuar në nenin 169 të Kushtetutës, ka dekretuar shkarkimin e gjeneralit Hoxha, shkarkim që hyn menjëherë në fuqi.Shkarkimi i Shefit të Shtabit u bë me kërkesë të kryeministrit Berisha, të disa ditëve më parë, ndërsa vetëm sot presidenti Topi ka firmosur shkarkimin e tij.

Në njoftimin për shtyp të presidencës nuk jepen detaje që mund të saktësojnë motivet që detyruan presidentin e Republikës, Bamir Topi të firmosë shkarkimin e gjeneral Hoxhës.

Ky vendim i marrë nga Kreut të Shtetit, njëkohësisht Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë besohet se ka lidhje me shpërthimin tragjik në fabrikën e demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars.

Nga ky shpërthim gjetën vdekjen 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë. Drejtësia shqiptare kërkon të procedojë penalisht personat që mendohet se janë përgjegjësit e tragjedisë së rëndë.

420 milionë USD për rikonstruksionin e 1.500 km rrugë dytësore

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka akorduar një fond prej 420 milionë dollarë për rikonstruksionin e rrugëve dytësore. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Berisha tha se me këtë fond do të rikonstruktohen 1.500 km rruge rurale dhe dytësore.Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Financave nisjen sa më parë të procesit të shpronësmive në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Një procedure e tillë do ndihmonte në ndërtimin e Unazës së Re e cila do të lehtësonte trafikun e rënduar në kryeqytet.

Kryeministri miratoi dhe marrëveshjen me Qeverinë kuvajtiane për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” e cila është firmosur nga Bashkia e Tiranës.

“Miratimi i kësaj marrëveshjeje është shembull i bashkëpunimit të Qeverisë me pushtetin vendor”, tha kryeministri duke dëshmuar se në marrëdhëniet qeveri-pushtet vendor nuk duhet të ndikojnë dallimet partiake.


Qendrim te kendshem.  
  Albaniaonline Albania Arts  
 
 

 
Galeria  
 

Gallery Click to View

 
 
   
604286 visitatori (3135710 hits)
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente