albaniaonline
Mire se vini ne faqen tone.  
  Home
  Shqiperia
  Lajmet nga Kosova
  Lajmet nga Rajoni
  Lajmet nga Bota
  Teknologjia dhe Shkenca
  Historia shqipetare
  Kulture
  Sport
  Lojra
  Kinematografia-Filma
  Ambasadat ne Shqiperi
  Ngarko
  Perkthyes
  Galeria
  Forum
  Kontakte
  Pubbliko falas sitin.
Shiko Copyright
Lajmet nga Bota

Press

Amerikan           Anglez          Gjerman           Francez               Italian

New york Times

The Times

Der Spiegel

Le Monde

La Repubblica

Washington Post

The Guardian

Bild

Le Figaro

Corriere della Sera

The Nation

Daily Mail

Die Welt

Liberation

Il Messaggero

Wall Street Journal

Financial Times

Frankfurter Allgemeine

Le Monde Diplomatique

La Stampa

Usa today 

 

The Economist

Reuters Deutschland

L'Humanité

Il Manifesto

 

BBC

ZDF

L"Equipe

Il Sole 24 Ore

Ferrovial shet aeroportin e Belfastit për 133 milionë sterlina

Kompania spanjolle Btp Ferrovial ka lajmëruar se ka arritur një marrëveshje shitjeje për 132,5 milionë sterlina, për aeroportin e Belfastit. Blerësi është Abn Amro Global Infrastructure Fund me pjesëmarrje të Faros Infrastructure Partners.

Në maj të këtij viti, drejtori gjeneral i aeroportit të Belfastit, Brian Ambrose kishte përmendur shifrën 150 milionë sterlina për çmimin e aeroportit.

Dega e Belfastit nuk bën pjesë në aktivitetin kryesor aeroportuale të Ferovial .
Me një trafik prej dy milionë pasagjerë në vit, Belfast u ble nga Ferrovial në 2003.

Ferrovial , për ti bërë ballë ngadalësimit të tregut në Spanjë duke blerë shoqëri menaxhuese aeroportesh , muajin e kaluar ka shitur tre nga shtatë aeroporte të saj.


Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarë humbje ekonomike

Konflikti tregtar midis Turqisë dhe Rusisë u ka shkaktuar eksportuesve turq humbje ekonomike prej 500 miliardë dollarësh. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Shtetit të Turqisë për çështjet e tregtisë së jashtme, Kursad Tuzmen.

Ai tha se, megjithëse udhëheqësit e Turqisë kanë zhvilluar bisedime shtetërore me përgjegjësit e sektorit doganor të Rusisë, konflikti i tanishëm tregtar midis dy vendeve nuk është zgjidhur.

“Marrëveshjet tregtare përkatëse të nënshkruara nga Rusia dhe BE-ja janë të përshtatshme për Turqinë. Pala turke s'mund të pranojë që, përveç këtyre marrëveshjeve, Rusia zbaton masa kufizimi shtesë ndaj saj”.

Tuzmeni po ashtu tha se tregtia midis Rusisë dhe Turqisë zë vend të rëndësishëm në tregtinë e jashtme dhe shprehu dëshirën që konflikti tregtar turko-rus të zgjidhet sa më parë. 

TOTAL tërhiqet nga investimet në Iran

Gjiganti energjetik francez "Total" ka bërë të ditur se nuk do të investojë në Iran ngase një gjë e tillë do të ishte politikisht shumë e rrezikshme.Shefi ekzekutiv i kompanisë i ka thënë gazetës britanike The Financial Times se vendimi është marrë si përgjigje ndaj atyre që thonë se "Total" bën gjithçka për para.

E përditshmja britanike The Financial Times shkruan se, për shkak të vendimit të kompanisë franceze, Irani nuk ka gjasa ta shtojë ndjeshëm eksportin e gazit deri në vitet e fundit të dekadës së ardhshme.

Komentet për këtë çështje vijnë në kohën kur po shtohet tensioni mes Iranit dhe Izraelit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit dhe bëhen vetëm një ditë pasi Irani bëri prova me raketa. Njëra nga raketat e provuara nga Irani ka një rreze veprimi që mund të godasë Izraelin.



Fuqitë bërthamore në mbarë botën

Në Shqipëri ka rinisur debati rreth idesë së hedhur nga kryeministri Sali Berisha për ndërtimin në vend të një centrali bërthamor.

Javën e kaluar, zoti Berisha mori një mbështetje në parim edhe nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Srgjan Kerim tha në Tiranë se e drejta për zhvillimin energjitik është një e drejtë e vendeve në zhvillim siç është Shqipëria.

Më poshtë i hedhim një vështrim politikave dhe prodhimit të energjisë bërthamore në disa vende të botës.

SHTETET E BASHKUARA
Shtetet e Bashkuara janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale.

SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore.

Në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji.

FRANCA
Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik.

Këto centrale përmbushin pak më pak se gjysma e nevojave të vendit për energji.

Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera evropiane.

Politikat për energjinë në Francë morën shkas nga kundërpërgjigjja ndaj krizës së naftës në vitet 70, kur qeveria vendosi të zhvillojë fuqinë bërthamore si një mjet për arritur sigurinë e energjisë.

AUSTRALIA
Australia nuk prodhon energji bërthamore. Planet për të shqyrtuar nëse vendi ka nevojë për të zhvilluar energji bërthamore u lanë pas dore kur Kevin Rudd, që ishte kundër idesë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2007.

KINA
Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji.

Qeveria planifikon të rrisë kapacitetin bërthamor. Pesë reaktorë të rinj por ndërtohen ndërkaq që pritet të fillojë ndërtimin e të tjerëve.

INDIA
Infrastruktura bërthamore siguronte vetëm 1% të konsumit kombëtar në vitin 2005, por parashikimet sugjerojnë se reaktorët bërthamorë mund të përmbushin më shumë nevojat e vendit me energji.

Një marrëveshje e mbështetur nga SHBA-ja që i jep Indisë mundësi të shfrytëzojë teknologjinë dhe karburantet e huaja, është kundërshtuar brenda vendit prej atyre që mendojnë se kompromenton sovranitetin kombëtar.

IRANI
Irani aktualisht nuk prodhon energji bërthamore, por është duke ndërtuar një reaktor bërthamor në Bushehr me ndihmën e Rusisë.

Për herë të parë Irani e planifikoi ndërtimin e reaktorit në vitin 1974. Plani u braktis pas revolucionit islamik në vitin 1979, por iu rikthye në vitin 1992.

RUSIA
Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit.

Reaktorët bërthamorë prodhonin në 2005 rreth 6% të energjisë që konsumohej.

Industria po rritet përsëri dhe qeveria ka si qëllim që të prodhojë më shumë energji për eksport.

GJERMANIA
Vlerësohet se 12% e energjisë së konsumuar në vitin 2006 erdhi nga infrastruktura bërthamore.

Megjithatë Gjermania planifikon t'i mbyllë të gjithë reaktorët deri në vitin 2020.

Qeveria po investon në një tjetër burim energjie atë të erës, por ka shqetësime se vendimi mund ta çojë vendin drejt një krize në sektorin e energjisë.


Qendrim te kendshem.  
  Albaniaonline Albania Arts  
Pubblicitá  
   
 
 

 
Galeria  
 

Gallery Click to View

 
 
   
93865 visitatori (258344 hits)
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=