albaniaonline
Mire se vini ne faqen tone.  
  Home
  Shqiperia
  Lajmet nga Kosova
  Lajmet nga Rajoni
  Lajmet nga Bota
  Teknologjia dhe Shkenca
  Historia shqipetare
  Kulture
  Sport
  => Rezultate live
  Lojra
  Kinematografia-Filma
  Ambasadat ne Shqiperi
  Ngarko
  Perkthyes
  Galeria
  Forum
  Kontakte
  Pubbliko falas sitin.
Shiko Copyright
Sport

Kombëtarja U-19 humbet nga Kroacia

Kombëtarja shqiptare nën moshën 19 vjeçare, i ka dhënë fund aventurës së saj në Elite Round dhe gjithashtu në Kampionatin Evropian në mënyrë të ngjashme si edhe me ndeshjen e fillestare; një humbje 2-0, kësaj radhe me Kroacinë.Humbja e ndeshjes së parë në Elite Round për kualifikimet për Kampionatin Evropian prej 2-0 ndaj Gjermanisë, është përsëritur edhe në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë, dhe jo vetëm kaq. Siç humbi Gjermania penalti, po ashtu edhe Kroacia humbi një penallti kundër ekipit të trajnerit Ramadan Shehu.

Kroacia shënoi nga një gol në secilën pjesë (minutat 10 dhe 64), ndërsa penalltia e kroatëve u humb në minutën e 20-të.

Në tri ndeshjet e fundit, kombëtarja shqiptare U-19, ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim ndaj Sllovakinë dhe dy humbje, që të dyja 2-0 me Gjermaninë e Kroacinë, duke u renditur e fundit me një pikë.

Gjithsesi, nga eliminatoret e Kampionatit Evropian, Shqipëria largohet me një kujtim të bukur, madje domethënës, duke eliminuar Serbinë në paraeliminatoret e zhvilluara në Spanjë.

Sonte në radhë është miqësorja mes seniorëve të kombëtares shqiptare dhe asaj të Polonisë.

Cassano dhe Del Piero në Euro 2008

Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, është gjendur befasisht në përbërjen e Roberto Donadonit, ndërsa në listën e 24 futbollistëve të publikuar sot është edhe ai sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero.

Cassano ka qenë befasia e përbërjes, ku përfshihen edhe sulmuesit Del Piero, Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella, Marco Borriello dhe Luca Toni.

Në përbërje nuk është përfshirë Filippo Inzaghi, i cili në disa ndeshje të fundit ka treguar formë të mirë. Po ashtu mungojnë edhe Rocci dhe i lënduari Vincenco Iaquinta. Në radhët e mbrojtjes e vetmja befasi është mungesa e Massimo Oddos.

Megjithatë, pas disa ditësh, nga përbërja do të duhet të largohet edhe një lojtar dhe mbetet të shihet nëse ky do të jetë nga reshti i sulmit.

Përbërja e plotë:

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Livorno), Morgan De Sanctis (Sevilla);

Mbrojtës: Cristian Panucci (Roma), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Barzagli (Palermo), Marco Materazzi (Inter), Fabio Grosso (Lyon), Gianluca Zambrotta (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus);

Mesfushorë: Gennaro Gattuso, Andrea Pirlo, Massimo Ambrosini (Milan), Daniele De Rossi, Simone Perrotta, Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Riccardo Montolivo (Fiorentina);

Sulmues: Luca Toni (Bayern Munich), Marco Borriello (Genoa), Antonio Di Natale, Fabio Quagliarella (Udinese), Alessandro Del Piero (Juventus), Antonio Cassano (Sampdoria).

Zenit triumfon në finalen e Kupës UEFA

Zenit St. Petersburg është bërë ekipi i dytë rus që në katër sezonet e fundit fiton Kupën UEFA, pasi që mposhti finalistin tjetër, ekipin skocez Glasgow Rangers, me rezultat 2-0 në finalen e luajtur në Manchester Stadium.

Igor Denisov shënoi golin e parë në minutën e 72-të, pas një loje të mirë nga Andrei Arshavin. Konstantin Zyryanov vulosi rezultatin në minutat shtesë (90’).

Rusët shmangën një penalti, pasi që Denisov kishte prekur topin me dorë në minutat e hershme të pjesës së dytë, por referi nuk akordoi nga pika e bardhë. Edhe mbrojtësi i Rangers, Kirk Broadfoot, po ashtu shmangi ndëshkimin e prekjes me dorë në pjesë të parë.

Më herët, në vitin 2005, Kupën UEFA e ka fituar edhe ekipi tjetër rus, CSKA Moska, duke u bërë edhe klubi i parë nga ky vend që fiton titullin evropian.

Rangers nuk ka fituar ndonjë titull Evropian, që nga viti 1972, kur triumfoi në Kupën e Fituesve të Kupave, pasi që mposhti Dinamon e Moskës.

Tifozët skocez ishin të pranishëm në 2/3 tretat e shkallëve të stadiumit të ekipit të Manchester Cityt, dhe më shumë se 100 000, ishin në qytet duke e përcjellë në ekranin e madh.

Ronaldinho, Deco, Zambrota dhe 20 milionë euro për Kakan

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, planifikon të bëjë një ofertë të paparë në drejtim të Milanit, për të fituar shërbimet e brazilianit Kaka.

Sipas DiarioSport, Laporta së bashku me udhëheqësit e bordit kanë marrë vendim se do të duhej të bëjnë një ndryshim rrënjësor me qëllim të fillojnë një erë të re. Katalanasit tashmë janë në bisedime me Milanin për të transferuar Ronaldinhon dhe Zambrotan, por Laporta dëshiron t’i ofrojë një rast edhe ‘më të mirë’ klubit italian, për ta lejuar Kakan të kalojë në Barcelona.

Laporta thuhet se është i gatshëm të ofrojë Ronaldinhon, Zambrottan dhe Decon, si dhe 20 milionë euro për të marrë shërbimet e Kakas, që do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Kaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur në Spanjë, por braziliani disa herë e ka theksuar se për momentin është mjaft i kënaqur tek Milani.

Por, moskualifikimi i rosonerëve në Ligën e Kampionëve për në sezonin tjetër, mund të jetë një arsye që Kaka vërtetë të mendojë për ndryshim të klubit.

 

17-vjeçari shqiptar Lori Keri nënshkruan me Bayenin

Florenc Keri, i riu shqiptar i cili ka shënuar 14 gola me ekipin e Veria në Superligën greke - është blerë nga gjigantët gjermanë të Bajernit të Munihut, edhe pse 17-vjeçari kërkohej edhe nga tekniku i Arsenalit, Arsen Venger.Lori Keri, siç quhet në mediat greke, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Bayern Munichun dhe do të përfitojë 245 mijë euro, lajm i cili ditë më parë është publikuar në mediat greke.

Menaxheri Dimitri Barbatis, ishte munduar që Keri të transferohej për në Arsenal dhe ka dëshiruar që shqiptari të veshë fanellën e klubit anglez, por i dërguari i Arsen Wengerit, Tomas Kost, i cili e pa në aksion lojtarin e ri kërkoi pak më shumë kohë derisa djaloshi të piqej. Këtu ka përfituar edhe Bayerni i cili tashmë ka siguruar shërbimet e Florencit.

Lajmi për Kerin ndodhet edhe në faqet gjermane, në një nga forumet e tifozëve të Bajernit, bayernkurve.de ku jepet i njëjti informacion. Ajo që nuk dihet ende është fakti se 17-vjeçari do të luajë për amatorët apo do të përfshihet në ekipin e parë profesionist. Gjithsesi, në forum theksohet fakti se Keri ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 22 asistime brenda një sezoni.

 
Qendrim te kendshem.  
  Albaniaonline Albania Arts  
 
 

 
Galeria  
 

Gallery Click to View

 
 
   
594655 visitatori (3113729 hits)
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente