albaniaonline
Mire se vini ne faqen tone.  
  Home
  Shqiperia
  Lajmet nga Kosova
  Lajmet nga Rajoni
  Lajmet nga Bota
  Teknologjia dhe Shkenca
  Historia shqipetare
  Kulture
  Sport
  Lojra
  Kinematografia-Filma
  Ambasadat ne Shqiperi
  Ngarko
  Perkthyes
  Galeria
  Forum
  Kontakte
  Pubbliko falas sitin.
Shiko Copyright
Lajmet nga Rajoni

Kemi kaluar te albaniaonline.cn


Hidhet poshtë akuza për Srebrenicën

Gjyqi i Hagës e ka shpallur jokompetente akuzën civile kundër Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilën e kanë parashtruar anëtarët e mbijetuar të familjeve të viktimave të masakrës së Srebrenicës, duke kërkuar dëmshpërblimin për shkak se pjesëtarët e batalionit holandz në kuadër të forcave paqësore të OKB-së më 1995 nuk e kanë parandaluar gjenocidin.

Gjyqi e ka shpallur jokompetente, duke pranuar vërejtjen e Holandës që thirret në imunitetin e OKB-së dhe ka vlerësuar se ai gjyq nuk është kompetent për zhvillimin e procesit kundër organizatës botërore, OKB-së.

Megjithatë, pranimi i imunitetit të OKB-së nuk nënkupton se pezullohet procesi kundër Holandës.

Grupi i avokatëve, i cili përfaqëson të dëmtuarit, ka paralajmëruar se do të ushtrojë ankesë në Gjyqin e Apelit në Hagë.

Davis: Të sillen para gjyqit Mladic dhe Karaxhic

Sekretari përhershëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, ka deklaruar me rastin e 13-vjetorit të krimeve në Srebrenicë se është e domosdoshme sjellja para gjyqit të të akuzuarve nga Haga, Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhic.Të dy të akuzuarit për krime të luftës, të fajësuar për shkallën më të lartë të përgjegjësisë për gjenocid, akoma janë të lirë.

“Kjo është fyerje për kujtimin e viktimave, pengesë për pajtim dhe turp për ata që nuk kanë bërë atë që është dashur - të sjellin para drejtësisë Ratko Mlladicin dhe Radovan Karaxhicin", ka thënë Davis.

Davis ka shtuar se përvjetori i masakrës së Srebrenicës është rast për përkujtimin e viktimave dhe bashkëndjenjën me familjet e tyre, por edhe momenti kur duhet treguar indinjatën sepse fajtorët për krimet akoma nuk janë denuar.


Rehn: Qeveri e Serbisë të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës

Komisari për zgjerimin e BE-së, Olli Rehn, ka deklaruar se për të është shumë e qartë se Qeveria e re e Serbisë është fuqishëm e përcaktuar të arrihet bashkëpunimi i plotë me Tibunalin e Hagës.Sipas gazetës "Dnevnik", Rehn në Strasburg ka thënë se pret bashkëpunim intensiv
me kabinetin e Kovaçeviqit, me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së.

“Jam në kontakte të vazhdueshme me liderët në Serbi dhe shumë ngushtë bashkëpunojmë me ta. Prandaj, mua më është e qartë se ata dëshirojnë të arrijnë bashkëpunimin e plotë me Tribualin e Hagës. Megjithatë, duhet shumë punë dhe përpjekje që të arratisurit të burgosen si dhe koordinimi më i mirë i shërbimeve të informimit dhe organeve të hetuesisë”, ka thënë Rehn.

Sipas Renit, bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës është mënyra e vetme që marrëveshja e kalimtare për tregtinë të hyjë në fuqi dhe që vendet anëtare të BE-së të fillojnë ratifikimin e Marrëveshjes për asocim –stabilizim me Serbinë.


I hapet rruga gazsjellësit South Stream

Pamje simbolike

Presidenti rus Putin priti në Kremlin për të shtatën herë brenda katër vjetësh kryeministrin grek Karamanlis, me të cilin nënshkroi marrëveshjen për kalimin përmes Greqisë të gazsjellësit South Stream.

Me marrëveshjen greko-ruso-bullgare të vitit të kaluar në hartën energjitike të Ballkanit po shënohet një ndryshim i ri. Gazsjellësi South Stream u nënshkrua në Kremlin nga presidenti Putin dhe kryeministri grek Karamanlis, një javë para se Putin të dorëzojë postin e presidentit. Marrëveshja i hap rrugën fazës së ndërtimit të tij. Rruga e transportimit të 30 miliardë metra kub gaz natyror në vit deri në tregjet energjitike evropiane do të jetë: Nga Novorosisku përmes Detit të Zi, territorit bullgar dhe degëzimeve të tij, pastaj përmes Greqisë drejt Austrisë dhe Italisë.

«Do të jetë një burim mjaftueshëm energjitik si për vendet ballkanike po kështu edhe për kontinentin evropian» deklaroi Putin, i cili nuk mungoi të promovojë dhe një herë vendin e tij si të vetmin burim kredibël dhe të leverdishëm energjie si për Greqinë po kështu edhe për partnerët e tjerë evropianë. Përkundër zërave kritikë për vartësi nga monopoli rus i energjisë Putin e cilësoi «pragmatiste dhe realiste» përqasjen e çështjes së energjisë nga ana e Greqisë, e dobishme, sikurse tha, si për Ballkanin po kështu edhe për Evropën.

Gazsjellësi ka rëndësi jetike për Greqinë

«Projekti i South Stream është nga më të rëndësishmet për Evropën Jugore dhe Qëndrore dhe është pjesë integrale e strategjisë së diversitetit të burimeve të gazit natyror» theksoi nga ana e tij dhe kryeministri grek Karamanlis, i cili shtoi se Greqia furnizohet njëkohësisht me gaz azerbaxhanas përmes Turqisë por edhe me gaz algjerian në formë të lëngët.

Sipas tij nga 3.8 miliardë metra kub gaz të vitit 2007 nevojat e konsumit të Greqisë në vitin 2010 do të rriten në 10 miliardë. Karamanlis e cilësoi të një rëndësie jetike marrëveshjen me Moskën që siç thuhet së shpejti do të shtrihet dhe në fushën e energjisë elektrike. South Stream do të ndjekë të njëjtin itenerar me naftësjellësin Burgas Aleksandrupoli, do të jetë 900 km i gjatë dhe do të arrijë deri në brigjet italiane në rrugë të nënujshme përmes Otrantos në përfundimin e tij në vitin 2014.

Ky gazsjellës i tretë, së bashku me atë turko-greko-italian dhe Nabuco, pritet të shuajë dhe më tepër etjen energjitike të Evropës, por siç theksojnë analistët shkakton reagimin e Uashingtonit që shikon me dyshim lojën ruse të energjisë.

Marrëveshja u përcoll si fryt i marrëdhënieve të shkëlqyera greko-ruse që mban dhe vulën e relatave personale Putin-Karamanlis, të cilët u takuan për të shtatën herë katër vitet e fundit. Duke ndarë të njejtën optikë për problemet e sigurisë së rajonit të Ballkanit, Karamanlis siguroi solidaritetin e kujdesshëm të Putinit për emrin e Maqedonisë dhe përkundër qëndrimit kategorik rus kundër pavarësisë së shpallur të Kosovës u mjaftua të shtyjë për të ardhmen vendimin grek duke e cilësuar njohjen e pavarësisë «si të drejtë sovrane të çdo vendi».

Qendrim te kendshem.  
  Albaniaonline Albania Arts  
Pubblicitá  
   
 
 

 
Galeria  
 

Gallery Click to View

 
 
   
93865 visitatori (258325 hits)
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=