albaniaonline
Mire se vini ne faqen tone.  
  Home
  Shqiperia
  => Ekonomia shqipetare
  => Fakultetet ne shqiperi
  => Ambasada dhe konsullata ne bote
  => Bankat ne shqiperi
  => Organizata jo qeveritare ne shqiperi
  => Organizata nderkombetare
  => Parashikimi i motit
  Lajmet nga Kosova
  Lajmet nga Rajoni
  Lajmet nga Bota
  Teknologjia dhe Shkenca
  Historia shqipetare
  Kulture
  Sport
  Lojra
  Kinematografia-Filma
  Ambasadat ne Shqiperi
  Ngarko
  Perkthyes
  Galeria
  Forum
  Kontakte
  Pubbliko falas sitin.
Shiko Copyright
Ekonomia shqipetare

Banka britanike "Barclays" blen aktivën e "Lehman Brothers"

Banka britanike "Barclays" njoftoi se ka lidhur kontratë për blerjen e biznesit nga banka e bankrotuar investuese amerikane "Lehman Brothers".

"Barclays", njoftoi se do t'i ndërmarrë aktivat tregtare të "Leman Brathersit" me vlerë prej 40 miliardë funtash (72 miliardë dollarë) dhe pasivat prej 38 miliardë funtash. Ajo përveç kësaj, do të jetë edhe pronar i bankës qendrore të bankrotuar në New York.

"Kjo është mundësi e cila hapet një herë në jetën e "Barclays", deklaroi kryetari i Bankës britanike, Raymond Deymond.

Është e domosdoshme që biznesi të marrë pëlqim nga Gjykata.

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" që dje publikoi se është arritur marrëveshje.

Banka më e madhe investuese në SHBA, "Goldman Sachs" dje njoftoi se në kuartalin e dytë të këtij viti ka realizuar përfitim të pastër prej 845 milionë dollarë, që është për rreth 70 për qind më pak nga përfitimi i realizuar në të njëjtën periudhë të vitit 2007.

Kjo paraqet rënie më të madhe se përfitimi i bankës prej vitit 1999, kur filloi tregtimi me aksionet e tyre në Bursën e Nju-Jorkut. Përfitimi i bankës për një aksin shënon 1,81 dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ai ka qenë 6,13 dollarë për aksion.

"Goldman Sachs" është një prej bankave më të mëdha investuese në SHBA dhe njëra prej dy bankave ende joaktive nga "pesëshja e dikurshme e madhe amerikane e bakrit". Banka e dytë është "Morgan Stearnsi". Prej tre bankave të tjera të "pesëshes" janë "Bear sterms" ka bankrotuar këtë pranverë, "Lehman Brothers" shpalli bankrot dje, ndërsa "Merrill Lynch" është në proces të blerjes nga ana e "Bankës së Amerikës".

Sipas analistëve, rezultatet e këqija afariste të "Goldman Sachs" janë pasojë e krizës me kreditë hipotekare në SHBA. Të ardhurat e përgjithshme të bankës në kuartalin e tretë janë zvogëluar për 51 për qind dhe janë 6,04 miliardë dollarë.


Gushti ul inflacionin vjetor në 2.5 për qind
Inflacioni në muajin gusht pëson ulje dhe shënon kështu nivelin më të ulët vjetor të tij. INSTAT-i ka publikuar dje të dhënat për muajin gusht ku rezulton se inflacioni vjetor në këtë muaj u ul në 2.5 për qind nga 4.2 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të 2007-ës. Në fakt, në këtë muaj jo se janë ulur çmimet ndjeshëm, por krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ato kanë pasuar një rrite më të vogël. Përgjegjësja e sektorit të çmimeve pranë INSTAT-it, Hasbie Bunguri, tha të hënën gjatë një konference për shtyp se "rënia e inflacionit vjetor në muajin gusht 2008 është rezultat i rritjes më të vogël të inflacionit në periudhën gusht-korrik 2008 me 0.6%, kundrejt rritjes së inflacionit gusht- korrik 2007, i cili ishte 1.9%". Gjatë muajit gusht çmimet e konsumit u rritën 0.6 %, kundrejt muajit korrik (gusht 08/gorrik 08), ku ndikimin më të madh, prej 1.6%, e dha rritja e çmimeve, kryesisht për grupin “ushqime dhe pijeve alkoolike". Nisur nga fakti se inflacioni vjetor është ndryshimi i çmimeve të muajit korent me çmimet e të njëjtit muaj të vitit të mëparshëm, Bunguri theksoi se "nuk është e thënë që tendenca e ndryshimit mujor të çmimeve të jetë e njëjtë me tendencën e ndryshimit vjetor". Sipas INSTAT-it, indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.6 për qind, me një ndikim prej 0.6 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 5.1 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të barbunjave me 26.6 për qind, patëllxhanëve me 9.1 për qind, domateve me 7.2 për qind, specave me 1.5 për qind, etj. Indeksi në nëngrupin “fruta” shënoi një ulje prej 0.8 për qind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të mollëve me 9.4 për qind, pjeprit me 6.9 për qind, kumbullave me 7.5 për qind, limonëve me 2.8 për qind etj. Gjatë muajit gusht çmimet janë rritur pothuajse në të gjitha nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, “bukë e drithëra” 2.6 për qind, “peshk”, 2.8 për qind, “mish” 1.4 për qind, “qumësht djathë e vezë” 1.4 për qind etj. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.5 për qind, me një ndikim prej - 0.03 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 0.6 për qind. Indeksi i nëngrupit “transport” shënoi një ulje prej 0.6 për qind, duke pasur një ndikim prej – 0.03 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Gjatë muajit gusht çmimi i naftës shënoi një ulje prej 3.3 për qind, dhe çmimi i benzinës një ulje prej 2.6 për qind. Çmimet e transportit interurban u rritën me 1.6 për qind. Ndërsa ndryshimet në grupet e tjera variojnë nga + 0.3 për qind në + 04 për qind.


INSIG “rrënohet”, humb 1.2 milion dollarë në 5 muaj

Kompania e Sigurimeve “Insig” , e cila operon edhe në Kosovë që nga viti 2000, ka pësuar një humbje prej 1.2 milionë dollarë në treg, vetëm për 5 mujorin e parë të këtij viti.

Bazuar në të dhënat e publikuara në ueb faqen Shekulli, kompania shtetërore, “Insig” e cila është në prag të privatizimit zë vetëm, 9.8 për qind të tregut duke u renditur kështu si kompania e 5-të në Shqipëri.

“Kompania shtetërore “Insig”, është rrënuar në prag të privatizimit. Vetëm në 5 muaj, jo vetëm që ka humbur 1.2 milionë dollarë të ardhura, por nga vendi i tretë që ishte vitin e kaluar sa i përket të ardhurave në treg, ka kaluar në vend të pestë. Tashmë përpara kompanisë shtetërore të “shtrydhur” dhe gati për privatizim renditen “Sigal”, “Sigma”, “Atlantik” dhe “Interalbanian”.

Humbja që ka pësuar kompania “Insig”, gjatë këtyre 5 muajve llogaritet të jetë 26 për qind e tregut të sigurimeve, duke treguar edhe krizën e saj.

“Vetëm “Insig”, ka pësuar rënie gjatë kësaj periudhe”.

Ndryshe Qeveria shqiptare ka parashikuar që privatizimi i “Insig”-ut të mbyllet brenda këtij viti.

“Praktikisht ne kemi bërë njoftimin publik për shprehjen e interesit në “Financial Times” kështu që, presim që brenda datës 20 gusht të marrim ofertat dhe të shikojmë se çfarë interesi ka për privatizimin e “Insig”-ut, ka deklaruar, zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Paratë që do të sigurohen nga privatizimi i “INSIG”-ut do të shkojnë kryesisht për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Deri në fund të këtij muajit, pritet që kompania audituese “KPMG” të dorëzojë raportin për vlerësimin e aseteve të “INSIG”. Mbi bazën e këtij raporti, qeveria do të përcaktojë një nivel minimal dhe maksimal për shitjen e kompanisë, të cilët do të shërbejnë si çmime reference.


Licencat për ndërtim e transport, tarifë 1 euro

Lejet dhe licencat që jepen për veprimtari ndërtimi apo transporti, tash e tutje do të kushtojnë shumë lirë. Vetëm 1 euro mjafton për të marrë licencën pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e radhës caktimin e tarifës 1 (një) euro për pagesën e licencave, që u jepen nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, subjekteve, persona, fizikë dhe juridikë, privatë, për ushtrimin e veprimtarive në fushën e ndërtimit dhe transportit. Sipas këtij vendimi në fushën e punimeve të ndërtimit, përfshihen: licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh në zbatim, në fushën e transportit rrugor; licencë për transport ndërkombëtar udhëtimesh, në fushën e transportit detar; leje për të vepruar në linja të rregullta ndërkombëtare detare; leje për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit; leje për veprimtarinë e tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore, në zonën portuale të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe në radat përkatëse etj. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi. Hartimi i këtij vendimi bëhet në vijim të procedurave për zbatimin e reformës rregullatore, në lidhje me përmirësimin e klimës së zhvillimit të biznesit në Shqipëri, ku janë marrë një sërë masash për lehtësimin e procedurave, si në aspektin dokumentar, procedural dhe të afateve. Në vazhdim të përmirësimeve në dispozitat ligjore dhe nënligjore, të cilat konkludojnë në lehtësimin e ndjeshëm të procedurave që bizneset duhet të ndjekin për t’u pajisur me licenca apo leje për ushtrim aktiviteti në fusha të caktuara, do të paraqitet për miratim dhe akti në vijim me të cilin miratohen tarifa simbolike për pajisjen me dokumentet e sipërcituara. Komisionet e posaçme dhe strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit japin licenca për ushtrim aktiviteti në fushën e mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të ndërtimit për subjektet fizike e juridike, autorizime për shërbim linje për transport në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve me autobus dhe për leje për transport detar. Të gjitha licencat e parashikuara në këtë projektvendim propozohet të kenë tarifën prej 1 euro. Në zbatim të nenit 4 të ligjit “Për çmimet dhe tarifat”, i ndryshuar, caktohet kjo tarifë e cila u miratua dje nga Këshilli i Ministrave. Para se projektvendimi se të shkonte në qeveri, është dërguar për mendim në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave. Ministria e Drejtësisë është shprehur dakord me këtë projektvendim dhe ka bërë sugjerime në lidhje me bazën ligjore dhe evidentimin e akteve me të cilat rregullohen tarifat. Po kështu, edhe Ministria e Financave gjithashtu është shprehur dakord dhe sugjeron parashikimin e efekteve financiare të këtij projektvendimi.

Doganat arkëtojnë 47.9 miliardë lekë në 6 muaj

Administrata doganore arkëtoi në buxhetin e shtetit 47 miliardë e 993 milionë lekë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Sipas burimeve zyrtare të DPD-së, shërbimi doganor realizoi planin e të ardhurave për 6-mujorin e parë të vitit 2008 në masën 105 %, duke arkëtuar 2 miliardë e 366 milionë lekë më shumë se plani. Burimet thanë për ATSH-në se krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar, administrata doganore realizoi të ardhurat në masën 115%, pra 15 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 6 miliardë e 147 milionë lekë më shumë. Në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, u arritën rezultate pozitive edhe në zhdoganimin e mallrave të akcizës. Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës janar-qershor u zhdoganuan 178 mijë e 530 mijë ton karburante, thuajse sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur u zhdoganuan 177.681 ton, me një rritje prej 849 ton karburante. Po kështu u zhdoganuan 3 mijë e 45 ton kafe, me një rritje prej 5 % ose 135 ton më shumë se 6-mujori 2007. Me rritje prej rreth 30 % rezultoi edhe zhdoganimi i cigares, ku gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan 1 mijë e 841 ton cigare, me një rritje prej 30% ose 422 ton cigare më shumë se 6-mujori 2007. Për sa i përket zhdoganimit të birrës, burimet thanë se u zhdoganuan 13 mijë e 714 hektolitra, thuajse e njëjta sasi e zhdoganuar gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar.


Austri-Shqipëri, Dhomat e Tregtisë nxisin bashkëpunimin

Biznesi austriak është i interesuar për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë ka organizuar disa takime të kompanive të njohura austriake me partnerët e tyre shqiptarë. Një takim i tillë është organizuar mes VA TECH HYDO GmbH e POYRY ENERGY GmbH dhe specialistëve e biznesmenëve shqiptarë që veprojnë në fushën e energjetikës. Këto ditë, është Dhoma e Tregtisë e Landit Carinthia (Kërnten), që ka shprehur vullnetin për të promovuar bashkëpunim midis bizneseve shqiptare dhe atyre austriake. Ndërtimi i HEC-eve, zonat industriale, ujërat termale etj., janë disa nga fushat ku po performohet ky bashkëpunim. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës që zhvilloi në Austri kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla. Ftesa e Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten) për shefin e Dhomave të Tregtisë, është bërë në kuadrin e interesimit të sipërmarrjes austriake për të bashkëpunuar me partnerët e tyre në Shqipëri. Në takimin me Presidentin e Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten), Franz Pacher, Ilir Zhilla bëri një ekspoze të situatës ekonomike në Shqipëri, duke veçuar konsolidimin e biznesit shqiptar dhe të legjislacionit në fushën ekonomike. Z. Zhilla informoi homologun austriak për disa nga projektet konkrete, të realizuara tashmë nga sipërmarrja shqiptare, projekte që kanë nevojë për fonde investimesh dhe për më shumë bashkëpunim. Mundësitë e gjithanshme për investime në Shqipëri, u trajtuan edhe në takimin me Meinrad Hoofferer, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten). Pala austriake shprehu interes të veçantë për intensifikimin e bashkëpunimit me sipërmarrësit shqiptarë, sidomos në realizimin e disa veprave në energjetikë, si dhe për përfshirjen në aktivitetin e zonave industriale. Drejtuesit më të lartë të Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten) morën përsipër të informojnë biznesin austriak në lidhje me këto projekte. Në vjeshtë, Presidenti i Dhomës së Tregtisë së këtij landi, Franz Pacher, do të vizitojë Shqipërinë, në krye të një delegacioni biznesmenësh austriakë. Pritet që gjatë kësaj vizite, vullneti për të lidhur bizneset reciproke të performohet në dokumente konkrete bashkëpunimi.


 
Qendrim te kendshem.  
  Albaniaonline Albania Arts  
 
 

 
Galeria  
 

Gallery Click to View

 
 
   
608784 visitatori (3146950 hits)
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente