CERN fillon eksperimentin e madh nëntokë
Ka filluar rrezatimi i parë me thërrmija atomike në një tunel 27 km të gjatë në përpjekje për të rikrijuar kushtet që çuan në krijimin e universit. Shkencëtarët vunë në veprim makinerinë në një kompleks të madh të vendosur nën tokë në Alpet Evropiane.
Në një datë tjetër, një rrezatim tjetër do të dërgohet në drejtim të kundërt duke copëtuar thërrmijat me një forcë kataklizmike.
Pas dhjetë vjet ndërtimi dhe afro 9 miliardë dollarë kostoje, shkencëtarët shpresojnë se makineria e madhe përplasëse për herë të parë do t'i japë shpejtësi protoneve gjatë gjithë lëvizjes së tyre në një rreth prej 27 km në një dhomë, njofton BBC.
Shkencëtarët e Qendrës Evropiane për Studime Bërthamore ose CERN shpresojnë se thërrmijat do të konfirmojnë disa teori midis tyre shpjegimin e lëndës.
Por disa kritikë janë të shqetësuar se fuqia e përqendruar mund të shkaktojë të çara të vogla të zeza që mund të rriten dhe të shkatërrojnë universin.
Shkencëtarët i kanë hedhur poshtë këto shqetësime duke thënë se ata kanë kryer shumë kontrolle sigurie.
Ata thonë se edhe po u krijuan disa vrima të zeza, ata do të zhduken në moment.
Chrome 'vjedh' shfrytëzuesit e Internet Explorer
Qëkur është paraqitur para një jave, shfletuesi i ri i internetit nga Google, Chrome, me sukses po grabit pjesën e vet të tregut, e si raportojnë analistët, më së shumti në llogari të Internet Explorer nga Microsoft.Sipas të dhënave të kompanisë Net Applications, Chrome vetëm gjatë 24 orëve ka arritur të grabis një për qind të tregut të shfletuesve të uebit që është një e dhënë bukur interesante. Megjithatë, gjatë javës pjesëmarrja e tij është ndalur në shifrën prej 0.7 për qind.
Humbësi më i madh gjatë javës së kaluar Microsofti, dhe shfletuesi i tij Internet Explorer, i cili ka humbur 1.4 për qind të pjesëmarrjes dhe aktualisht sipas të dhënave të Net Aplications mban 71 për qind të tregjeve.
Sa i përket lojtarëve tjerë, pjesëmarrja e Firefoxit është rritur për 0.3 për qind dhe aktualisht përbën 19.8 %, ajo e Safarit nga Apple përbën 6.7 %, derisa Opera 0.75 %.
Që të tre shfletuesit kanë shënuar rritje të pjesëmarrjes në treg, mirëpo sipas të dhënave të Net Aplications, në kurriz të Internet Explorerit më së shumti ka përfituar Chrome.
Samsung blen kompaninë SanDisk
Samsung, kompania teknologjike e Koresë Jugore, ka deklaruar se ka ndërmend të blejë prodhuesin amerikan të memorieve flash - SanDisk.
Çmimi i SanDisk, kompanisë së specializuar për prodhimin e memorieve flash për kompjuterë dhe pajisjeve tjera elektronike do të sillet rreth tre miliardë dollarë, ka deklaruar James Chung, zëdhënës i kompanisë Samsung dhe ka shtuar se kjo blerje, nëse realizohet, do të jetë më e madhja në historinë e Samsungut.
Me blerjen e SanDiskut, Samsung do të forcojë konkurrencën dhe pozitën e saj në treg në krahasim me konkurrentin kryesor në prodhimin e çipave, Toshiba. Aktualisht pjesëmarrja e Samsungut në prodhimin e çipave NAND është rreth 42 për qind në tregun global derisa pjesëmarrja e Toshibas është vetëm 27.5 për qind.
Investimi në blerjen e ScanDisk rreth tre miliardë dollarë do t’i kthehet Samsungut brenda një periude të shkurtër kohore duke marrë parasysh së Samsung çdo vit i ka paguar SanDiskut rreth 400 deri në 500 milionë dollarë për shfrytëzimin e teknologjive të saj të patentuara. Profiti i Samsungut është rritur gjatë tremujorit të dytë për 51 për qind, në 2.12 miliardë dollarë, derisa shitja e përgjithshme është rritur për 24 për qind, respektivisht, 18 miliardë dollarë.
MP3 player mozaik
Kompania Creative ka paraqitur MP3 playerin e saj të ri me emërtimin Zen Mosaic, i cili para së gjithash është interesant për shkak të dizajnit të tij të pazakontë.
Në fakt, tastet për udhëheqje me Zen Mosaic janë më të voglat e mundur, që bien në sy duke marrë parasysh se në pajisje të tilla prodhuesit mundohen të shfrytëzojnë secilin milimetër të hapësirës. Mirëpo kësaj radhe dizajni ‘mozaik’ ka kushtëzuar vendosjen e tasteve, dhe nuk jemi të sigurt se rezultati ka qenë ideal.
Sipas specifikave kjo pajisje nuk është asgjë revolucionare: në të gjendet ekrani prej 1.8 inçësh, kapacitet prej 2.4 apo 8 gigabajtësh (varësisht nga modeli), FM radio, altoparlantë të integruar dhe bateria e cila do të zgjasë rreth 32 orë. Nuk dihet se kur pajisje do të mund të gjendet në dyqanet evropiane, por çmimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të sillej rreth 200 dollarë.
www.creative.com
Games for Windows Live prej tani pa pagesë
Microsoft ka vendosur që shërbimin e vet për lojëra online, Games for Windows Live, ta bëjë pa pagesë, si dhe në të njëjtën kohë ta pasurojë me përmbajtje të reja.
Pas daljes së sistemit operativ Windows Vista, Microsoft ka nisur shërbimin Games for Windows Live, e cila është diç e ngjashme ne shërbimin e popullarizuar dhe të suksesshëm Xbox Live për lojëra online dhe lidhje të lojtarëve. Sikur edhe tek Xbox Live Microsoft ka krijuar dy lloje të anëtarësimit nga të cilat njëra duhet të paguhet.
Kështu lojtarët e lojërave kompjuterike, të cilët është dashur të paguajnë për të luajtur me lojtarët tjerë të Xbox, kanë mund të paraqesin arritjet e lojtarëve, dhe të komunikojnë me zë dhe të shfrytëzojnë shërbimin e ndërlidhjes sipas aftësive të tyre. Problemi ishte se lojtarët e lojërave kompjuterike nuk kanë dashur të paguajnë për këto shërbime sepse shumicën e tyre kanë mundur t’i marrin pa pagesë, e për të tjerat kanë alternativë.
Për këtë Games for Windows Live edhe nuk ka qenë aq shumë i popullarizuar, prandaj Microsoft ka vendosur të ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Hapi i parë është heqja e pagesës, derisa hapi i dytë do të jetë shtimi i Marketplace-it, vendit ku mund të blihen lojëra, filma dhe pa pagesë të merren versionet demonstruese të lojërave dhe filmave të rinj. Paralelisht me këtë do të ndryshohet edhe pamja e shërbimit Games for Windows Live i cili duket më bukur.
www.gamesforwindows.com
Google krijon 'botën virtuale' 3D
Kompania Google ka vendosur të zgjerojë shërbimin e saj chat, GoogleTalk, me anë të një ‘bote virtuale’, në të cilën të gjithë shfrytëzuesit do të krijojnë kanale dhe dhoma për biseda.
Kështu, shërbimi Second Life së shpejti mund të marrë një konkurrencë shumë të fortë në formë të shërbimit të ri Google, Lively. Për momentin nuk mund të thuhet për një konkurrencë të vërtetë, pasi që Lively në formën me të cilën është prezantuar shërben si vazhdim i shërbimit GoogleTalk dhe nuk kërkon instalim të ndonjë aplikacioni shumë specifik.
Shërbimet Lively për momentin nuk përfshijnë të gjitha mundësinë e lojës Second Life, por Google me këtë shërbim ka vënë themele të shkëlqyeshme dhe shumica tashmë e shohin Lively-n si një ‘botë virtuale’ në të cilën Google do të shesë shpallje.
Çfarë në fakt mundëson aktualisht Lively?
Shërbimi funksionin vetëm për Windows-in dhe në softuerët Internet Explorer dhe Firefox. Duhet të instalohet një softuer shtesë dhe bota Lively do të hapet para shfrytëzuesve. Për momentin kjo “botë” përbëhet nga dhomat e chatit ku shfrytëzuesit mund të komunikojnë.
Të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë internet në bazë të harxhimit, duhet të kenë kujdes pasi që Lively harxhon shumë.
Arriti edhe Firefox 3 RC1
Nëse i përcillni emërtimet të cilat prodhuesit e softuerëve përdorin për versionet testuese të produkteve, atëherë e kuptoni që RC1 do të thotë Release Candidate 1 apo “produkt pothuajse final”.
Pas disa versioneve eksperimentuese (beta), nga të cilat testuesi nuk ka qenë edhe sa duhet i kënaqur, na arrin edhe Firefox me emërtimin Release Candidate 1. Ende është në versionin testues, që do të thotë se ne nuk ua rekomandojmë përveç nëse jeni shumë të padurueshëm, por emërtimi RC1 do të thotë që në mes të kësaj dhe versionit final të Firefox 3 nuk do të ketë dallime të mëdha.
Sa u përket risive në këtë version, prapë përmenden puna më e shpejtë dhe shpenzimi i zvogëluar i memories punuese, që janë dallimet për të mirë të Firefox 2.
Versionin e ri të Firefox mund ta gjeni në këtë lidhje interneti, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe.